Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor “Kurtaj” në Peqin, një në pranga 4 në kërkim për “Shpërdorim detyre”

Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor “Kurtaj” në Peqin, një në pranga 4 në kërkim për “Shpërdorim detyre”

Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale njofton se vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”.Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të dyshuar (të afërm me njëri-tjetrin), si dhe 2 shtetas të tjerë për “Shpërdorim detyre”.Sekuestrohen 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies.Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Kurtaj”, i zhvilluar në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, Bashkia Peqin, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë vijuar veprimet hetimore dhe verifikuese. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se, në këtë ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin e...