Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar nga Kosova, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të targave të automjeteve shqiptare dhe kosovare, të cilat dyshohet se ua shiste personave me precedent penal për kryerjen e krimeve kundër personit dhe pronës. Gjatë operacionit të koduar “Targat”, në pranga u vu shtetasi E. Q., 36 vjeç, nga Kosova, i cili u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, zona Plazh, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “Ford”, i pajisur me targa të vjedhura në lagjen nr. 5 të qytetit, në pronësi të shtetasit R. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në bagazh dy targa të një automjeti nga Kosova, ndërsa në sediljen e shoferit u sekuestruan mjete të ndryshme si...