VIDEOLAJM/ Me karrocë marketi… Avokati i Safet Bajrit merr fashikujt hetimor nga SPAK
Avokati i Safet Bajrit është bërë viral këtë të hënë, pasi është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti. Safet Bajri prej disa muajsh ndodhet në burg, pasi është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Arrestimi i Safet Bajrit erdhi vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit. Kush është Safet Bajri? Safet Bajfri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e...
Burimi:
syri.net