VIDEO/ Ullishtet përfshihen nga flakët në Berat, zjarrfikësit në vendngjarje
Zjarr në ullishtet e fshatit Duhanas në Berat, zjarri po përparon me shpejtësi drejt kodrës me ullinj dhe zonës së gjelbëruar me pisha, zjarrfikësit në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Një zjarr ka rënë sot në ullishtet e fshatit Duhanas, në Berat. Zjarri ka filluar në pjesën fundore të kodrës me pemë ulliri dhe ka përparuar me shpejtësi drejt të gjithë kodrës me ullishte, i favorizuar nga era. Zjarri po përparon edhe drejt zonës së gjelbëruar me pisha, ndërkohë që nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo një zjarr të shkaktuar nga pakujdesi. Flakët e zjarrit dhe tymi që po përhapeshin janë dukur edhe në lagjen fundore të Beratit,në lagjen "Uznovë". Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Repartit Zjarrfikës...
Burimi:
syri.net