VIDEO/ U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet
Një efektiv policie dhe një punonjës i një biznesi u përplasën paraditen e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në afërsi të Kthesës së Kamzës. Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është në konflikt, teksa të pranishëm ka edhe persona të tjerë, përfshirë edhe një 2 gra. Burime bëjnë me dije se për rastin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore...
Burimi:
vizionplus.tv