VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Policia njofton se, 66-vjeçari Edmond Angjelini ka ndërruar jetë pasi kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.  Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur 66-vjeçari.