VIDEO/ U ekstradua nga Dubai, momenti kur Durim Bami mbërrin në Rinas, nën masa të forta sigurie
Një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami, është ekstraduar këtë të enjte nga Emiratet e Bashkuara. Ai është marrë nga aeroporti i Rinasit, ku është shoqëruar për në institucionin e vuajtjes së dënimit nën masa të rrepta sigurie. Autoritetet në Dubai i kanë dhënë fund shpresës për liri një prej personazheve më të fuqishëm të botës së krimit që dominonte bandat kriminale në Nikël dhe Fushë-Krujë. Nën masa të forta sigurie, ai u shoqërua nga forcat policore në Rinas dhe më pas u përcoll për në qeli ku pritet gjithashtu që t’i komunikohen akuzat e ngritura më herët nga Prokuroria e Posaçme. Durim Bami ishte arrestuar më herët nga autoritetet në Dubai, ku “Interpol Tirana” kishte nisur procedurat dhe kishte përcjellë...
Burimi:
vizionplus.tv