VIDEO/ Tjetër rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë

VIDEO/ Tjetër rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Reshjet me intensitet të lartë të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit kanë sjellë rrëshqitjen e tretë masive të shkëmbinjve në aksin Qukës–Qafë Plloçë. Kjo rrëshqitje ka qenë shumë më masive se dy të parat, duke bllokuar plotësisht aksin nacional. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë përkohësisht. Firma kontraktore ndodhet në terren dhe po punon për largimin e masivit të madh të shkëmbinjve, me qëllim rikthimin sa më shpejt të qarkullimit normal. Ndërkohë, Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të mos përdorin jo vetëm këtë rrugë nacionale, por as bajpasin Qafë Plloçë–Geshtenjas, për shkak të rrezikut të lartë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin aksin e vjetër të Qafë Plloçës, deri në një njoftim të dytë nga autoritetet.