VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

Pesë persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, apo të dënuar në mungesë, u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe Krujës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch”.  Një 32-vjeçar u vu në pranga, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Më 12 shkurt të vitit 2024, ai goditi me thikë një person.  Në 40-vjeçar u arrestua pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”.  Ndërkaq, policia vuri në pranga një 20-vjeçar. Ai ishte dënuar me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.  Policia bëri të mundur edhe arrestimin e një 38-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe...