VIDEO/ Shkodër – Makina ‘fluturon’ nga ura e Spatharit në ujë, plagosen 3 persona
Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në Shkodër, duke shkaktuar alarm në zonë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme. Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim. ...
Burimi:
syri.net