VIDEO/ Rruga alternative Librazhd–Spathar–Dardhë pëson dëmtime serioze

VIDEO/ Rruga alternative Librazhd–Spathar–Dardhë pëson dëmtime serioze

Banorët e zonës së Dardhës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës alternative Librazhd–Spathar–Dardhë–Hotolisht, ku ditët e fundit janë vërejtur çarje të konsiderueshme në segmentet rurale. Si pasojë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë vendosur sinjalistikë ndaluese dhe orientuese, duke ndaluar automjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët mbi 40 pasagjerë në akset rurale, për të shmangur dëmtime të mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Në segmentin Arrave të Gurrës, për shkak të rrezikut të lartë, është vendosur bllokim i plotë i perimetrit të sigurisë mbi 3 kilometra, duke krijuar pengesa të konsiderueshme për qarkullimin dhe fluksin e transportit. Shoqëria civile dhe banorët e zonës kritikojnë mungesën e një plani të mirëfilltë emergjent nga institucionet qendrore dhe paralajmërojnë se dëmtimi i rrugëve...