VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën e djeshme të zhvilluar nga opozita. Uniformat blu njoftuan se kanë arrestuar në total 18 protestues dhe kanë proceduar penalisht 46 të tjerë. Sipas njoftimi të bluve të kryeqytetit ata hodhën lëndë piroteknike, molotovë, sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë. Mes të arrestuarve janë edhe tre të mitur “Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajtjen e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë...