VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

Ky është momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur me vrap nga spitali i Durrësit ditën e sotme, ku bashkë me një të burgosur tjetër u  shoqëruan nga paraburgimi i Durrësit, për të kryer një vizitë mjekësore te godina e infektivit, nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve. Në video duket teksa Ndoci ikën me shpejtësi, ndërsa nga pas e ndjek një prej efektivëve.. Pasi “ushtari” i Çopjave ka dalë jashtë ambienteve të spitalit është drejtuar drejt parkimit, ku jashtë traut, dyshohet se e prisnin 2 makina. Njëra prej tyre një audi luksoz A7 ngjyrë gri targë AB700RS, më të cilën Ndoci dyshohet se është larguar në drejtim të Spitallës. Targat e automjetit “Audi A7”, i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali...