VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë
Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja katastrofike është shmangur gjatë mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit. Në kilometrin e 34-t të kësaj autostrade, një trailer autobot i mbushur me karburant është përfshirë nga flakët, duke krijuar një situatë kritike dhe rrezik të lartë shpërthimi. Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e forcave të shumta zjarrfikëse të Mirditës bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në kohë rekord. Falë efektivitetit të tyre, u parandalua përhapja e flakëve në të gjithë sasinë e madhe të karburantit që transportohej, çka do të sillte pasoja të rënda për sigurinë dhe infrastrukturën e rrugës. Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po...
Burimi:
javanews.al