VIDEO/ Makinat përplasen me njëra – tjetrën në hyrje të Beratit, plagosen lehtë dy bashkëshortët

VIDEO/ Makinat përplasen me njëra – tjetrën në hyrje të Beratit, plagosen lehtë dy bashkëshortët

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, 23 janar në hyrje të qytetit të Beratit. Në vendin e quajtur "Rruga e Re", dy mjete, njëri tip Mercedes Benz dhe tjetri tip Toyota, janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej mjeteve, teksa po tentonte të kthehej në anën e majtë të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip Benz, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat për të marrë mjekim. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.