VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit
Të tjera pamje nga kamerat e sigurisë, kanë dalë në media, të cilat tregojnë momentin kur i paraburgosuri Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë. Në këto pamje, Ndoci shfaqet duke dalë nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, dhe më pas të shoqërohet në drejtim të godinës së spitalit. Shoqërimi i tij bëhet në kundërshtim me rregulloren, pasi duhej të ishte i prangosur për shkak të rrezikshmërisë. Ndërkohë më herët, u publikuan edhe pamje të tjera të kapura nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentin e arratisjes, që zgjasin vetëm rreth 6 sekonda. Ndoci duket se ka vepruar tërësisht i qetë pasi nuk shihen roje sigurie apo punonjës policie që të jenë duke e ndjekur nga pas....
Burimi:
javanews.al