VIDEO/ Iu gjetën në banesë arsenal armësh dhe tritol, prangoset 35-vjeçari në Vlorë

VIDEO/ Iu gjetën në banesë arsenal armësh dhe tritol, prangoset 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol. Sipas njoftimit të policisë shtetasi A.C. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Atij gjithashtu iu sekuestruan 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol. Njoftimi i policisë: Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158...