VIDEO/ Investimi 260 milionë euro çahet për 5 muaj – Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë ‘fundoset’ dhe del jashtë funksionit
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, një investim prej 260 milionë eurosh i qeverisë shqiptare, i inauguruar vetëm pesë muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, ka shfaqur dëmtime të rënda strukturore. Asfalti ka pësuar çarje dhe fundosje në segmente të caktuara, duke detyruar autoritetet të bllokojnë njërën korsi dhe të devijojnë qarkullimin, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve. Gazetarja e Syri TV në një raportim të bërë nga ky aks, theksoi se situata më problematike paraqitet në lotin e dytë të rrugës, në afërsi të kthesës së fshatit Rebinj. Në këtë segment, përveç çarjeve të thella, vihet re edhe një fundosje e trupit të rrugës, e njohur si "batisje", si dhe një disnivel i theksuar. Dëmtimet raportohen të jenë të pranishme në të...
Burimi:
syri.net