VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit
Këshilli i Mandateve do të diskutojnë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke i hapur rrugë arrestimit të saj. Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur prokurorët e SPAK, mes të cilëve është edhe kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.
Burimi:
javanews.al