VIDEO/ Dorëzim me regji i drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pasi iu zbulua shtëpia e barit
Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili ishte shpallur në kërkim si pronar i ‘shtëpisë së barit’ që u zbulua në Peqin, është dorëzuar në polici. Por para se të dorëzohej në polici, ai kishte marrë masat që gjithçka të filmohej dhe të bëhej publike. Fare mirë mund të cilësohet një dorëzim me regji i Hasës, që në fakt është edhe një strategji e qeverisë rilindjes së drejtuar nga Edi Rama, që gjithçka duhet të jetë show dhe jo realitet. Bilal Hasa mësohet se, nuk i ka pranuar akuzat dhe ka deklaruar se në objektin, i cili ishte përshtatur si ‘shtëpi bari’, nuk kishte shkuar prej muajsh.
Burimi:
syri.net