VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku
Një makinë u përfshi nga flakët këtë të hënë, 26 janar, në Unazën e Madhe të Tiranës. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike. Teksa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, siç shihet nga këto pamje që përcjell Klan News, ngjarja ka krijuar trafik të rënduar. Në vendngjarje shkoi zjarrfikësja, si dhe shërbimet e policisë.
Burimi:
javanews.al