VIDEO/ Bllokohet edhe rruga alternative e Moglicës, nga Korça në drejtim të Tiranës

VIDEO/ Bllokohet edhe rruga alternative e Moglicës, nga Korça në drejtim të Tiranës

Ka nisur problemet në qarkullim në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat. Në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit të kësaj rruge për shkak të këtij bllokimi. Trajlerat mësohen se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit.