VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 nga personat e përfshirë në aksidentit tragjik në Rumani, siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe. Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa raportohet se janë 7 viktima dhe 3 të plagosur. Video që po bë xhiron e mediave europiane pasqyron një aksident të tmerrshëm rrugor në Rumani që ka tronditur mbarë Greqinë. Është një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, i cili siç duket përfshihet në një përplasje fatale në autostradën pranë qytetit Lugoj. Bilanci është tragjik, 7 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Të gjithë udhëtarët ishin me nënshtetësi greke, të moshës 25...