Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel/ Dëshmia e të dashurit: Kam qenë jashtë…
Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares, e cila u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para bluve. Mësohet se ai ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës. Ai ka thënë se sapo ka dëgjuar të shtënat e armës është ngjitur drejt dhomës ku ishte 18-vjeçarja, ku dhe e ka gjetur të plagosur. Sipas tij asaj i është dhënë ndihma e pare, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital. Arma është e të riut dhe akoma nuk është gjetur
Burimi:
ntv.al