Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, rritet fluksi i mjeteve

Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, rritet fluksi i mjeteve

Është rënduar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Lozhan-Moglicë-Gramsh, si pasojë e shtimit të fluksit të mjeteve. Sipas informacioneve, nga rruga e Gramshit janë lejuar të kalojnë drejt juglindjes dy kamionë që dyshohet se i përkasin OSHEE-së. Mjetet kanë arritur të hapin krahun në anë të rrugës, por për shkak të lëvizjes së dendur të automjeteve është krijuar ngërç në qarkullim. Aktualisht, lëvizja po kryhet me ritme të ngadalësuara.