Verifikohen dëmet në 5,159 banesa në Durrës

Verifikohen dëmet në 5,159 banesa në Durrës

Bashkia e Durrësit informoi sot se të gjitha grupet janë duke punuar në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatës, ndërkohë që janë evakuuar 851 qytetarë, të cilët janë sistemuar në strukturat akomoduese dhe asistuar sipas nevojave. Në një njoftim për mediet bashkia e Durrësit theksoi se po ndjek nga afër situatën duke i qëndruar pranë qytetarëve dhe duke i mbështetur ata kudo ku ka problematika. Sipas bashkisë, në zonat e prekura nga përmbytjet janë shpërndarë 1190 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore dhe fondacione të ndryshme. Në njësitë administrative Sukth dhe Katund te Ri janë 2000 ha tokë bujqësore të përmbytura, ndërkohë që 613 specialistë janë të angazhuar në terren në detyra të ndryshme. Hidrovorët e Durrësit po punojnë me kapacitet të plotë....