Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Avokati i Veliaj për seancën e sotme, Sokrat Gjermeni tha se kishte kërkuar masa më të lehta, si detyrim paraqitjeje pesë herë në javë, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, duke argumentuar se nuk ekziston rrezik për prishjen e provave, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim. Avokati deklaroi se logjika e prokurorisë, sipas të cilës provat mund të manipuloheshin, nuk qëndron. “Logjika e prokurorisë ishte se provat sërish mund të manipuloheshin. Ne nuk jemi dakord me këtë logjikë, pasi provat sidomos ato shkresore janë të tilla që nuk mund të ndryshohen. Por edhe për dëshmitarët...