Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja
Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar. Ngjarja ka ndodhur më 10 mars në një pallat në Viale Beverora. Sipas hetimeve të karabinierëve dhe prokurores Emanuela Podda, 20-vjeçarja mbeti e mbyllur jashtë apartamentit të saj dhe në përpjekje për të hyrë brenda, u mundua të kalonte përmes një ballkoni, por humbi ekuilibrin dhe ra në oborrin e brendshëm. Bashkëshorti i saj i cili e gjeti të shtrirë në tokë ka dhënë alarmin. E reja u transportua me urgjencë në spital nga ekipi i 118 dhe një ambulancë e Kryqit të Kuq, por plagët e marra nga goditja ishin fatale....
Burimi:
javanews.al