Vdekja e 72-vjeçares në azil/ Procedohet drejtoresha dhe kryekujdestarja, hetohet edhe infermieri i spitali…
Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj drejtoreshës dhe kryekujdestares të Shtëpisë së të Moshuarve në qytet, në lidhje me vdekjen e një 72-vjeçareje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër kanë nisur procedimin për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetaseve Dorina Demo, 50 vjeçe, drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarve, dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, kryekujdestare në këtë institucion. Veprimet procedurale u kryen pas hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 4 mars 2026 në Shtëpinë e të Moshuarve, ku fillimisht dyshohej se 72-vjeçarja me iniciale Sh. Z. kishte rënë aksidentalisht nga tarraca. Ajo humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitali i Traumës. Nga verifikimet e...
Burimi:
syri.net