Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vetëm pak pas ngjarjes tragjike në Burgun e Shkodrës, ku 20-vjeçari rumun Nicolae Ionnut Erion Deliver humbi jetën në rrethana ende të paqarta, Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari publikoi një postim emocional në rrjetet sociale me mesazhe për shoqërinë. Ai shkruan se të rinjtë nuk duhen braktisur as kur gabojnë, duke sjellë si simbol një pikturë të realizuar nga një i ri i privuar nga liria në Institutin e Kavajës. Në postim, ministri flet për besimin, kujdesin njerëzor dhe mundësinë për të ndryshuar jetën e të rinjve, duke apeluar për t’i dhënë fund gjyqeve publike. Reagimi erdhi fill pas vdekjes së të riut në burgun e Shkodrës, i cili ishte arrestuar që në moshën 18 vjeçare për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Trupi i...