Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Policia e Fierit njofton sot në 10 mars se ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në qytet. Në pranga janë vënë dy shtetase nga Rumania, të cilat dyshohet se zhvillonin këtë aktivitet të paligjshëm. Efektivët sekuestruan një shumë parash, që dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti i paligjshëm. Po ashtu, është sekuestruar një automjet dhe pesë celularë. Njoftimi i policisë: DVP Fier/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve operacioni i koduar “Transit”. Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, vihen në pranga 2 shtetase nga Rumania. Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 5 celularë. Si rezultat i hetimeve të kryera me...