Ushtronin prostitucion në Durrës, arrestohet organizatorja dhe 22-vjeçarja nga Peruja

Ushtronin prostitucion në Durrës, arrestohet organizatorja dhe 22-vjeçarja nga Peruja

Një shtetase 52-vjeçare nga Armenia është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se organizonte veprimtari prostitucioni në dy apartamente të marra me qira në zona të ndryshme të qytetit. Në lidhje me këtë rast, është proceduar penalisht edhe një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas shqiptarë. Hetimet kanë zbuluar se apartamentet në zonën e Vollgës dhe në zonën e Plazhit ishin përshtatur dhe shfrytëzoheshin për ushtrimin e prostitucionit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Finalizohet faza e 13-të e operacionit policor të koduar “STORM”. Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja...