Ura e amortizuar bllokon lagjen Gjuta në Kukës, nxënës dhe banorë të izoluar nga reshjet

Ura e amortizuar bllokon lagjen Gjuta në Kukës, nxënës dhe banorë të izoluar nga reshjet

Prej disa ditësh, Kukësi është nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut dhe borës, të cilat po krijojnë vështirësi serioze për banorët e zonave malore. Situata është veçanërisht problematike në lagjen Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec, ku rreth 10 nxënës nuk po ndjekin mësimin. Për të shkuar në shkollat e fshatrave Shishtavec dhe Novosej, ata duhet të ecin rreth 30 minuta në një rrugë malore. Përkeqësimi i situatës lidhet edhe me urën e drurit, të ndërtuar nga vetë banorët rreth një vit më parë. Ura është e amortizuar dhe e rrezikshme për kalim, sidomos gjatë reshjeve të borës, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur për nxënësit. Banorët e lagjes Gjuta tregojnë se ura e drurit dhe rruga prej rreth 1...