“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia
Tre të rinj mbetën të plagosur me thikë pas një përleshjeje masive mes dy grupeve shqiptare në qendër të Athinës, ku në total u përshinë 26 persona. Mediat helene raportojnë se dy grupet gjatë përleshjes kanë përdorur thika, shkopinj dhe grushte hekuri e leva. “Një total prej 26 personash, anëtarë të dy grupeve të ndara që vepronin me disiplinë ushtarake, zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre në Kato Patisia. Tre prej tyre përfunduan të plagosur rëndë në spital, pasi u goditën me thikë në gjoks, pranë zemrës”, informon media greke. Arsyeja e sherrit fillestar, sipas asaj që i thanë të arrestuarit Policisë së Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë. Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas dhunës ishte kontrolli i trafikut të drogës, për shkak...
Burimi:
vizionplus.tv