U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

Autoritetet policore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar në Dubai një 39-vjeçar shqiptar. Mediat italiane bëjnë të ditur se 39-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 9 vite burg.  Ai akuzohet si kreu i një organizate të madhe të narkotrafikut në Venecia dhe Shqipëri, duke transportuar jo vetëm kokainë, por edhe marijuanë dhe hashash, deri në Holandë.  39-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat fqinje, ishte në arrati që prej vitit 2019 dhe ishte dënuar me 8 vite e 7 muaj burg në Itali.  Sipas autoriteteve italiane, shqiptari “gaboi” gjatë fundvitit duke ftuar familjarët e tij në Dubai, çka solli më pas edhe zbulimin e vendit ku ai fshihej.  Në kohën e aktivitetit kriminal, ai banonte në Noale të Venecias dhe konsiderohej drejtuesi operativ dhe vendimmarrës i organizatës,...