U shuan tragjikisht në aksident në Rumani/ I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
I jepet sot lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion. Në Aleksandri të Imathias, atmosfera është e rënduar. Në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis. Shërbesa mortore do të zhvillohet në orën 13:00. Në Selanik, konkretisht në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou. Ndërkohë, në orën 13:00, në Stefaninë të komunës së Volvës, familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit Thanasis Gouzouris, në Kishën e Shën Dimitrios. LEXO...
Burimi:
syri.net