Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
U shtypën nga orteku, këta janë alpinistët që humbën jetën në Greqi
Mediat greke kanë publikuar fotografitë e katër aplinistëve të cilët humbën jetën në malet Vardousia pasi u shtypën nga një ortek. Ata u zhdukën mëngjesin e 25 dhjetorit dhe pas orësh kërkime në kushte të vështira, ekipet e shpëtimit i gjetën të varrosur nën dëborë, të përqafuar me njëri-tjetrin. Thanasis Koloutouros – Alpinisti me përvojë nga Lechenai Thanasis Kolotouros, 55 vjeç ishte me përvojë dhe i njohur në rrethet e alpinizmit për ngjitjet e shumta dhe të vështira që kishte bërë në vitet e mëparshme. George Domalis – Udhëheqësi i ekipit Sipas informacioneve, udhëheqësi i grupit të ngjitjes ishte Giorgos Domalis, një burrë me përvojë të gjerë në male, i cili e njihte mirë itinerarin specifik. Siç raportuan miqtë e tij, ai kishte një shtëpi...