Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
U rrëzua gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari në Novoselë
Kronikë E Premte, 26 Dhjetor 2025 10:10 Një 42-vjeçar nga Vlora ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke luajtur futboll. Policia tha se ngjarja ndodhi të enjten në kalçeton e fshatit Novoselë, ku shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.