“U plagosën dy policë”, arrestohen katër mbështetës të ‘Shqipëria Bëhet’, 6 procedohen
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 6 të tjerë gjatë përplasjeve në orët e vona në Bulevard mes forcave të rendit dhe mbështetësve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sipas Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arrestuar 4 shtetas, pasi gjatë protestës dyshohet se kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, njëri prej të cilëve vijon të marrë ndihmë mjekësore në spital. Të arrestuarit: E. H., 30 vjeç Alfred Matoshi, 40 vjeç Eligert Hima, 39 vjeç Ergys Llanaj, 41 vjeç Po ashtu, Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 6 shtetas të tjerë....
Burimi:
javanews.al