U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt
Një 55-vjeçar nga fshati Koblarë është shpallur i humbur prej tre ditësh. A2 CNN raporton se bëhet fjalë për Flamur Takon, i cili më 4 shkurt 2026, në orët e mbrëmjes, është nisur drejt fshatit Trebickë për të çuar bagëtinë, por në kthim nuk është kthyer më në banesë dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë kontakt me familjen. Sipas familjarëve, telefonatat kanë qenë të pamundura dhe çdo përpjekje për ta gjetur ka rezultuar e pasuksesshme. I biri i 55-vjeçarit ka bërë denoncim zyrtar në polici, ndërsa strukturat përkatëse kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Familja apelon për ndihmë dhe kërkon që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e Flamur Takos, të kontaktojë menjëherë policinë ose familjarët.
Burimi:
javanews.al