U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë në afërsi të portit të Vigos në Spanjë, si pjesë e një organizate kriminale. Ata u kapën me më shumë se 80 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori, gjatë një operacioni të përbashkët të Guardia Civil dhe Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore spanjolle. Sipas autoriteteve spanjolle, droga ishte fshehur në një kontejner që kishte mbërritur nga Ekuadori. Ngarkesa u përzgjodh për kontroll nga Njësia e Analizës së Rrezikut në Doganën e Vigos dhe iu nënshtrua skanimit me rreze X, ku u konstatuan anomali në strukturën e sistemit të ftohjes së kontejnerit. Gjatë operacionit, agjentët zbuluan 61 pako kokainë, si dhe materiale logjistike që dyshohet se do të përdoreshin për të nxjerrë drogën nga kontejneri, përfshirë çanta sportive,...
Burimi:
javanews.al