U kap me thikë në shkollë, arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi

U kap me thikë në shkollë, arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi

Policia në Selanik ka arrestuar një nxënës 14-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke mbajtur me vete një thikë qelqi të improvizuar, rreth 20 centimetra e gjatë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, jashtë shkollës së mesme në zonën Pylaia, ku i mituri ishte në shoqërinë e dy bashkëmoshatarëve të tij. Sjellja e tij ka tërhequr vëmendjen e policisë, e cila ndërhyri për kontroll. Gjatë verifikimit të çantës së shpinës, efektivët zbuluan mjetin prerës të improvizuar. Sipas mediave greke, i mituri ka deklaruar se e mbante thikën për vetëmbrojtje.