U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari
Një 31-vjeçar u arrestua në flagrancë me kokainë dhe pistoletë sportive, pasi dje theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi një shtetas, për motive të dobëta. “Sekuestrohen arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë dhe posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “One day””, thuhet në njoftim. “Si rezultat, u arrestua shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dje, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 armë të dyshuar sportive. ...
Burimi:
javanews.al