U habita nga rezultati/ Lubonja: Fitorja e Vetëvendosjes mbart rrezikun e autoritarizmit në Kosovë

U habita nga rezultati/ Lubonja: Fitorja e Vetëvendosjes mbart rrezikun e autoritarizmit në Kosovë

Publicisti shqiptar Fatos Lubonja tha se ishte i befasuar nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë dhe se e sheh fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje me një shkallë shqetësimi për shkak të rrezikut të autoritarizmit.“Shoh rrezikun e autoritarizmit në Kosovë, gjë që nuk është dicka e mirë. Albin Kurti kombinon një karakteristikë pozitive dhe një negative – autoritarizmin, nëse e krahasojmë me Shqipërinë. Edi Rama përveç autoritarizmit që është i pranishëm tek të gjithë ne shqiptarët, e ka kombinuar atë me sistemin që ka ndërtuar, i cili është një sistem oligarkik, një sistem korrupsioni, blerjeje të elitës, i cili e ka varfëruar Shqipërinë si ideologjikisht ashtu edhe ekonomikisht. Ekonomia jonë bazohet në atë oligarki, shpesh e shoqëruar me pastrimin e parave të...