U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi ishte kthyer ilegalisht në Itali pavarësisht se kishte marrë urdhër dëbimi. Ai u ndalua në një rrugë dytësore të fshatit Torre Pedrera. Pavarësisht se ai tregonte leje drejtimi dhe pasaportë origjinale shqiptare, nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në shtetin italian. Mediat italiane shkruajnë se ai nuk kishte lejen e nevojshme të qëndrimit. Hetimet zbuluan se ai kishte qenë marrës i dëbimit dhe i ishte ndaluar rihyrja në shtetin italian. Për të anashkaluar masën, pasi u riatdhesua, ai kishte lidhur martesë duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij. Falë të dhënave të ndryshme personale, ai kishte marrë dokumente të reja identiteti, me të cilat kishte...
Burimi:
javanews.al