“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut
Gazeta belge, BRUZZ ka raportuar sërish lidhur me gjyqin e Franc Çopjas. Në një artikull të fundit thuhet se në procesin e Gjykatës së Krimeve të Rënda kundër 9 personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Ardit Spahiut në vitin 2020 në Belgjikë, hetuesit kanë deklaruar se ai është ekzekutuar në mënyrë profesioniste. Gazeta belge bën me dije se një nga personat që nga prokuroria konsiderohet si informator, është tërhequr nga deklaratat që kishte dhënë në vitin 2021. Sipas tij, gjatë qëndrimit në burg ai është “vënë nën presion” për të rrëfyer. Në artikull përshkruhen me detaje të gjitha përgatitjet për ekzekutimin deri tek seancat gjyqësore. Në fund, BRUZZ shkruan se mjeku ligjor konstatoi 18 plagë nga armë zjarri në trupin e viktimës pas vrasjes në Molenbeek dhe sipas dëshmitarëve, të shtënat erdhën...
Burimi:
javanews.al