U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

Pas ekstradimit nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Një ditë më parë, Sergej Hasanpapaj u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa Mario Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi po nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ishte caktuar masa...