U dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve që goditën avokatin Kujtim Cakrani
Policia e Vlorës ka njoftuar se ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar të dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, ngjarje e ndodhur të dielën, në rrugën Transballkanike. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, lexohet në njoftimin e policisë. Blutë e Vlorës vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen...
Burimi:
javanews.al