U akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, Gjykata e Beratit lë në burg 39-vjeçarin
Gjykata e Beratit ka lënë në burg, 39-vjeçarin, Sabri Likaj, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe, Mësohet se 39-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe se ka deklaruar se nuk e ka prekur asnjëherë mbesën e tij dhe se gjithçka është sajuar nga kunata, pasi ata janë në konflikt për banesën. Pasi dëgjoi organin e akuzës dhe të pandehurin, gjyqtari Ervis Koxhaj, ka vendosur cilësimin e ligjshëm të arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, banues në fshatin Gjeroven në Berat. Sabri Likaj u arrestua 3-ditë më parë, pas denoncimit të bërë në DVP-në Berat nga mbesa ,shtetësja N.L,15-vjeçe dhe nëna e saj. Ai akuzohet...
Burimi:
syri.net