U akuzua për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier

U akuzua për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin këtë të martë për çështjen penale, në ngarkim të Pandeli Bozhës, babait të ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier Limonera Bozha dhe Vladimir Lushkajt. Sipas njoftimit zyrtar për mediat, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar gjykimin e çështjes penale ndaj Pandeli Bozhës, “i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal” dhe Vladimir Lushkajt, “i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsion pasiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal”. Gjykimi u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 1, datë 13.01.2026,...